Kualifikimi në finalen e Solden, Veliaj mesazh skiatores Lara Colturi
Tetor 27, 2024
Kualifikimi në finalen e sllallomit gjigant në Solder e skiatores Lara Colturi është përshëndetur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se vëmendja ndaj sportistëve shqiptarë po jep rezultatet e pritshme, si në mundje dhe atletikë, e tani edhe në ski. “E filluam këtë verë në Paris, ku dy mundësit tanë sollën medaljet e para olimpike për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur sot që mbështetja e Bashkisë së Tiranës, me Larën, kampionen tonë, e ka çuar atë në 16 më të mirat e botës. Duke patur parasysh se Lara është sa gjysma e moshës së më të mirave të botës, do të thotë se e ardhmja është përpara....