Nga kostumet e “Edward Scissorhands” dhe “Wednesday” te skicat “Beetlejuice” dhe “Corpse Bride”, një ekspozitë e hapur në Londër tregon botën fantastike të regjisorit amerikan Tim Burton.

“’Bota e Tim Burton’ mund të konsiderohet si një lloj festë për të gjithë jetën dhe veprën e një prej regjisorëve më magjepsës të kohës sonë. Tim Burton. Është një ekspozitë që bashkon filmat e tij, siç janë “Beetlejuice”, “Edward Scissorhands”, “Nightmare Before Christmas”, por edhe krijime të tjera, pjesë e botës së artit.”

Këtu në Muzeun e Dizajnit, “Bota e Tim Burton” mund të gjesh një sërë objektesh, duke përfshirë disa nga skicat e fëmijërisë së regjisorit deri te artikujt nga prodhimet e tij të fundit.

“Shumë njerëz thonë “Oh, ju e njihni një film të Tim Burton kur e shihni një” dhe shkon përtej, siç them unë, atyre lloj motivesh vizuale dhe shumë më thellë në një proces dhe në një zanat”.

Në shfaqje janë vizatime nga filmat e Burton si “Nightmare Before Christmas” dhe “The Corpse Bride”, si dhe kostume nga realizimet “Sleepy Hollow” dhe serialin televiziv “Wednesday”.

“Një gjë që është më pak e njohur për Timin është kontributi i tij i madh në animacionin. Ai u trajnua si dizajner i animacioneve të personazheve në Disney dhe ka prodhuar katër filma të bukur “Corpse Bride”, “Frankenweenie”, “Nightmare Before Christmas”. Kemi armaturë të bukur ata filma, nga krijuesit e tij të kukullave. Lloj lloj skicash dhe vizatimesh që tregojnë procesin shumë të detajuar dhe të punuar me dorë për këto realizime.”

Ekspozita nxjerr në pah skicat origjinale të Burton, si dhe bashkëpunimet e tij me partnerët e vjetër, duke përfshirë kostumografen, Colleen Atwood. Ekspozohen gjithashtu vepra arti personale.

“Ai, skicoi, vizatoi dhe pikturoi pa u ndalur gjatë gjithë jetës. Ai shihet vazhdimisht me një çantë me bojëra uji. Ideja e një lloji të personazhit që është kryesorë në këtë shfaqje është me të vërtetë e rëndësishme për Timin. Ai i skicon personazhet pothuajse sikur ishin miqtë e tij.”

Ekspozita ka bërë një turne nëpër botë për më shumë se një dekadë dhe ekspozita në Muzeun e Dizajnit, që do të zgjasë deri më 21 Prill 2025, është ndalesa e saj e fundit. Pjesë të bashkëpunimit të tij regjisori 64-vjeçar ka edhe aktoren italiane Monica Belluçi e cila interpreton në filmin “Beetlejuice 2”. Të dy po shijojnë edhe një romancë prej kohësh.

Klan News