Kryeministri Edi Rama iu rikthye turit me diasporën me takimin në New York me shqiptarët e SHBA-së ku diskutoi për “Shqipërinë 2030”. Rama u prit me daulle dhe brohoritje nga bashkatdhetarët.

Rama tha se ky është takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë vendit.

Kërkoi votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme për të bërë të mundur që Shqipëria të jetë në BE brenda vitit 2030.

Veçoi si arritjen më e rëndësishme të PS-së goditjen e pandëshkueshmërisë nëpërmjet reformës në drejtësi.

Sipas Ramës para se ai të vinte në pushtet qeveria shqiptare nuk gëzonte më asnjë respekt, ndërkohë që ishte e bllokuar rruga europiane. Paga mesatare ishte 370 Euro ndërsa tani është 900 Euro.

Partinë Demokratike sipas kryeministrit e morën në dorë komunistët më të këqinj.

Rama kërkoi votat e disporës për PS-në si e vetmja forcë shtetbërëse në Shqipëri.

Klan News