Edi Rama ju kërkoi votën për Partinë Socialiste shqiptarëve të Amerikës që do të votojnë për herë të parë nga atje ku jetojnë në Pranverën e ardhshme, si e vetmja forcë që bëri realitet reformën që po godet pandëshkueshmërinë.

I gjithë takimi i Nju Jorkut që ndryshonte në format nga takimet e para me diasporën e Greqisë dhe Italisë dhe u kthye në një bashkëbisedim, u përqëndrua tek rezultat e sistemit të drejtësisë.

Rama risolli të gjithë historikun e reformës që tha se e donte vetëm partia e tij dhe u mbështet por nuk u importua aspak as nga SHBA dhe as BE.

Ju solli në vëmendje atyre që u prezantuan si antikomunist, se në dorën e kujt ra sipas tij Partia Demokratike duke shpjeguar dhe arsyet përse e çuan drejt Partisë Socialiste.

Rama gjeti me vend të rreshtojë gjithçka ka bërë Partia Socialiste për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët që nuk i bënë demokratët kur ishin në pushtet.

Rama përsëriti thirrjen për të investuar në Shqipëri duke lajmëruar se në javët në vijim do të prezantohet dhe Paketa e Maleve që i hap rrugën emigrantëve të vijnë të investojnë në pronat e gjyshërve.

Mes shumë pyetjesh, ajo që gjeti dakordësinë e të gjithë të pranishmëve ishte kur do të vendosen fluturimet direkte nga Shqipëria në SHBA.

Një premtim tjetër që e bëri ekskluzivisht nga Nju Jorku ishte dhe ajo për hapjen e akademisë së NBA në krah të asaj së Manchester City në Durrës.

Tv Klan