Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë sot i ftuar në emision “Opinion” në Tv Klan. Duka ka folur për protestën e Ligës Profesioniste duke thënë se “ky është një zhvillim në vijim”.

Më tej kreu i FSHF tha se bojkoti është mjeti i fundit për t’i treguar qeverisë se ka bërë disa premtime që duhet t’i mbajë.

Bojkoti ka qenë mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë për të mbajtur premtiet e dhëna dhe të krijohet një shtrat për të mbajtur në këmbë futbollin. Ne nuk pretendojmë që qeveria të mbajë 12 premtimet e dhëna, por vetëm 4 prej tyre”, tha ai.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit kërkesat nuk janë luks, por bëjnë të mudur vijimin e futbollit. “Ne kërkojmë që futbolli të bëhet i mundur të luhet dhe jo si luks”, shtoi Duka./tvklan.al