Armando Sadiku ka tërhequr vëmendjen e klubit që kryeson superligën turke Istanbul Basaksehir. Klubi e ka kërkuar edhe më parë sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe duket se tashmë është gati të paguajë 1 milionë e gjysmë euro që kërkon skuadra e tij aktuale Legia e Varshavës.
Basaksehir e kanë vlerësuar futbollistin për performancën e tij dhe mediat turke raportojnë se me të është rënë dakord për 900 mijë euro në sezon dhe tashmë do të negociojnë me klubin polak. Huazimi nuk është në planet e asnjë prej palëve kështu që duket se me nisjen zyrtare të merkatos së janarit, të ulen në bisedime për mbylljen e marrëveshjes.
Sadiku u bë pjesë e Lergias në korrik të 2017 dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të 2020. Vlera e tij aktuale e merkatos është 1 milionë e 250 mijë euro.
Tv Klan