Armando Sadiku u rikthye pas shumë kohësh të luajë një ndeshje si titullar, teksa trajneri i Luganos vendosi ta hedhë në fushë nga minuta e parë, në transfertën ndaj Luzernës.

Sulmuesi i kombëtares u rikthye në lojë pas një dëmtimi të gjatë që e mbajti për shumë muaj larg fushave të lojës. Në ndeshjen e radhës në kampionatin zviceran luajti për 74 minuta, madje duke zhbllokuar sfidën.

Pas shumë tentativave të skuadrës vendase, Lugano arriti të fitonte terren. Në mundësine e parë që pati, shqiptari nuk fali para portës kundërshtare. Shihet qartë nga mimika e tij se sa shumë Sadiku e ka pritur këtë moment.

Sadiku në lojë dhe me gol është një lajm i mirë për trajnerin e kombëtares shqiptare Christian Panucci, i cili do të ketë mundësi zgjedhje për sulmin në ndeshjet kualifikuese të kombëtares për Euro 2020 që nisin në Mars.

Tv Klan