Mohun Bagan fiton 4 – 3 ndaj Kerala Blasters
Armando Sadiku realizoi 2 gola në fitoren 4 – 3 të Mohun Bagan ndaj Kerala Blasters në përballjen e kampionatit indian.
Sulmuesi shqiptar shënoi të parin pas vetëm 4 minutave lojë, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtes kundërshtare.
Sadiku realizoi të dytin në të 60’ me një goditje në hyrje të zonës që nuk u ndal dot nga asnjë. 32-vjeçari është në kuotën 7 golave vetëm në kampionat.
Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, pasi të dy skuadrat synojnë të jenë pjesë e fazës finale të Superligës Indiane.
Falë edhe Sadikut, skuadra Mohun Bagan, kampione në fuqi, renditet e dyta me 39 pikë, aq sa Mumbai City i vendit të parë. Ky pozicion e kualifikon direkt në gjysmëfinalet e Play Off për trofeun.
Tv Klan