Arrihet marrëveshja me Erzurumspor
Armando Sadiku do të luajë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares ka rënë parimisht dakord që t’i bashkohet Erzurumsporit.
Arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur klubi i sapongjitur në elitën turke. Sadiku do të bëjë kontrollet mjekësore pasi të mbyllen ndeshjet e Kombëtares.
Kjo do të jetë një aventurë e re për Armando Sadikun i cili është aktivizuar në Shqipëri, Zvicër, Poloni dhe Spanjë.
Tv Klan