Armando Sadiku nuk po ndalet së shënuari gola në kampionatin Indian. Sulmuesi shqiptar realizoi në barazimin 2 – 2 të Goa në fushën e Chennaiyin këtë të enjte.
Sadiku i cili hyri në fushë si zëvendësues realizoi me 11-metërsh në minutën e 51’. Në të pesta ndeshjet që ka luajtur 33-vjeçari ka shënuar gol dhe në total numron 6 të tillë. Armando Sadiku ka një rendiment të lartë, duke realizuar çdo 70 minuta. Sadiku udhëheq renditjen e golashënuesve.
Sezonin e kaluar ku mbajti fanelën e Mohun Bagan, shënoi 8 gola në 22 ndeshje të sezonit të rregullt. Me këtë skuadër fitoi Kupën dhe Kampionatin Indian.
Tv Klan