Kërkojnë rimbursim për humbjet nga masat

Kur kanë mbetur 7 ditë nga rifillimi i transportit publik, Shoqatat e Transportit Ndërqytetas protestuan këtë të hënë përpara Minstrisë së Infrastrukturës duke kërkuar mbështetje nga shteti.

Pjesë e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë është heqja e akcizës së naftës dhe TVSH-së për këtë sektor, si e vetmja mënyrë për të rinisur shërbimin dhe për të shpëtuar nga falimentimi.

Po ashtu protestuesit u shprehën se nuk janë ende të qartë sesi do të veprojnë në kushtet e reja për shkak të pandemisë Covid-19.

Tv Klan