Balluku: Banorët që i kanë shtëpitë pa leje do përfitojnë bonus qiraje dhe banesë sociale pas përfundimit të projektit
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar punimet e lotit të 7 të Unazës së Madhe në Paskuqan. Balluku i sigurojë qytetarët që i kanë shtëpitë të palegalizuara, se qeveria ka marrë përsipër jo vetëm tu paguaj qiranë banorëve por edhe tu ndërtojë shtëpi.
Belinda Balluku: Kemi arritur që të mirëkuptohemi edhe me banorët të cilët kanë shtëpi të palegalizuara për ti akomoduar ata përmes një programi që ne e kemi aprovuar edhe me vendim të këshillit të ministrave që akomodon të gjitha këto familje në njësi banimi të reja që do të ofrohen pasi të ketë një kohë që do u mbulohet jetesa e tyre me një bonus qeraje.
Koha e përfundimit të këtij loti është vitit 2023, por kjo në varësi të marrëveshjeve me banorët që të bëhet shembja e shtëpive.
Belinda Balluku: në këtë zonë kemi rreth 130 njësi të cilat janë disa prej tyre me letra dhe dokumente të pronësisë së rregullt. Që janë 34, të cilat kalojnë procesin e legalizimit pa problematike siç parashikohet nga ligji, ndërkohë që pjesa tjetër pra rreth 90 objekte të tjera janë objekte të palegalizuara duke qenë se janë objekte të ndërtuara në mënyrë ilegale.
Balluku tha se në të gjitha lotët e Unazës së Madhe po punohet, dhe ndërtimi i këtij aksi do të sjell jo vetëm lehtësi në qarkullim por edhe zhvillim të zonës.
Belinda Balluku: Kjo është një vepër e cila i shërben të gjithë Shqipërisë pasi me përfundimin e unazës së madhe ne do kemi të gjithë mundësinë për tu lidhur dhe për tu futur në Tiranë nga të gjitha rrugët nacionale.
Gjerësia totale e rrugës është 20 metra, me dy korsi kalimi si dhe do të ketë trafikndarëse në mes e cila do jetë me gjelbërim.
Klan News