Trajneri i Liverpool Arne Slot është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në derbin e Merseyside në mbrëmjen e së mërkurës. Holandezi nuk do të jetë në stol në sfidat ndaj Wolves dhe Aston Villës.
Të kuqtë barazuan 2-2 me Evertonin, me blutë që gjetën golin e barazimit në shtesë.
Premier League njoftoi se: “Trajneri i Liverpool, Arne Slot u përjashtua në fund të derbit të Merseyside për përdorimin e gjuhës fyese, ofenduese dhe abuzive. Si rezultat, ai u penlizua me dy ndeshje.”,
Slot ishte një nga katër personat që u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të sfidës në “Goodison Park”. Të dy grupet e lojtarëve patën përplasje pasi Doucoure provokoi tifozët miq.
Lojtari i të kuqve, Curtis Jones u përlesh me rivalin malian dhe në vazhidm u përfshinë edhe lojtarë të tjerë. Të dy morën kartonën e dytë të verdhë e pastaj u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Sipas mediave britanike, në vazhdim, trajneri Slot shkoi tek arbitri Oliver ku i dha dorën, por kjo u perceptua si një sjellje agresive dhe gjyqtari e penalizoi atë.
Diçka e tillë nuk i pëlqeu 46-vjeçarit, që reagoi. Edhe ndihmësi i tij, Hulshof u ndëshkua me karton të kuq, e do të mungojë ndaj Wolves.
Klan News