Arqile Bollano do të jetë kryetari i ri i komanduar i Bashkisë së Himarës, pas dorëheqjes nga ky post i Blerina Balës e cila e drejtoi për më shumë se dy muaj këtë bashki.
Mes debatesh 12 anëtarë të Këshillit Bashkiak votuan pro Bollanos, duke i besuar detyrën e qytetarit të parë. Arqile Bollano pasi mori detyrën, tha se tashmë është koha vetëm për punë dhe jo për llafe.
Arqile Bollano, kryetar i komanduar i Bashkisë Himarë: Kemi goxha punë për të bërë dhe nuk ka vend për llafe, ka vend vetëm për punë. Kërkoj nga të gjithë që të jemi në një vijë, pasi kemi sezonin turistik, kemi pastrimin kemi shumë gjëra, që vizitorët kur të vijnë në Himarë të ndjehen të kënaqur.
Në garën për kryetar të komanduar, u futën të dy nënkryetarët e bashkisë, Bollano dhe Pjervin Gjikuria, por teksa zhvillohej mbledhja ky i fundit deklaroi tërheqjen nga gara.
Pas fitores së Arqile Bollanos, Pjervin Gjikuria vlerësoi kryetarin e ri të komanduar, për të cilin tha se di se si të punojë për Bashkinë e Himarës.
Arqile Bollano ,mori drejtimin e Bashkise se Himares pasi ish-kryetari Jorgo Goro dhe kryetari i zgjedhur Fedi Beleri ndodhen në qeli.
Klan News