Lajme, #edicioniinformativ ora 23:53 data 5 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 5 Gusht 2024

Vangjel Tavo zgjidhet në krye të bashkisë së Himarës: Ftoj Gjikurinë të punojmë së bashku

Vangjel Tavo është fituesi i zgjedhjeve të së dielës për bashkinë e Himarës. Ai fitoi me mbi 58% të votave ose 1400 më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria. Pas shpalljes së rezultatit, Tavo ftoi kandidatin e opozitës të punojnë së bashku për qytetarët.

Rama: Historia e pronave të mia në Vuno, rrenë me bisht. Nuk kam marrë asgjë, padi në gjykatë për shpifje

Kryeministri Rama u është përgjigjur edhe një herë akuzave të opozitës për përfitim të padrejtë të 22 hektarëve tokë në Vuno. Rama thotë se kjo është gënjeshtër pasi nuk ka marrë asgjë duke paralajmëruar një tjetër padi për shpifje.

“Ethet e Nilit, 3 viktima dhe 17 të infektuar. Ekspertët: Përhapen nga mushkonjat

Rikthehen në vendin tonë “Ethet e Nilit” të cilat sipas ISHP kanë shkaktuar deri tani 3 viktima ndërsa 17 të tjerë janë të infektuar. 8 persona ndodhen të shtruar në spital. Ekspertët thonë se virusi përhapet përmes mushkonjave të infektuara.

Daily Express: Shqipëria, perlë e bukur evropiane. Duhet të jetë në krye të listës së pushimeve

Ksamili zë një vend të veçantë në të gjitha rekomandimet e mediave britanike. “Daily Express” i ka kushtuar një reportazh plazhit të qytetit jugor duke u sugjeruar lexuesve ta vendosin Shqipërinë në krye të listës së pushimeve.

Noah Lyles, njeriu më i shpejtë në botë. Amerikani, kampion olimpik në 100 metra

Atleti amerikan Noa Lajls u shpall kampion olimpik në 100 metra duke marrë fronin e “njeriut më të shpejtë në botë”. Ai kaloi finishin vetëm 5 të mijtat e sekondës më shpejt si xhamajkani Kishejn Tomson.

/tvklan.al