Hakeri Aldo Ymeraj, mbërriti në Gjykatën e Fierit i mbuluar me kapuç, por i qetë. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura nga Byroja Federale e Hetimit. Kjo e fundit kërkon ekstradimin në SHBA, ku pritet të Gjykohet si pjesë e një grupi hakerash prej 36 personash.
Gjyqtari Taluant Banushi e vleresoi të ligjshëm arrestimin e 25-vjeçarit dhe pranoi kërkesën e Prokurores Hyka për ‘arrest me burg’.
Aldo Ymeraj, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” u ndalua për llogari të një hetimi mbi vjedhjen e 530 millionë Dollarë nga llogaritë bankare të 4.3 milionë klientëve në SHBA.
Ai është një nga 36 personat e zbuluar si pjesë e grupit të hakerave të përfshirë në këtë çështje. Pjesë e forumit ku bënte pjesë Ymeraj, rezultojnë të jenë afërsisht 11 mijë persona.
Tv Klan