Bujar Sejdini mohon akuzat: Më lironi, jam invalid

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për Bujar Sejdinin, i arrestuar në Shqipëri si anëtar i organizatës mafioze Ndragheta.

Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se, Sejdini është njohur 4 ditë më parë me masën e sigurisë, ndërsa gjatë seancës me dyer të mbyllura ka mohuar të jetë anëtar i organizatës mafioze.

Përmes avokatit të tij mbrojtës, 61-vjeçari ka kërkuar lirinë me pretendimin se është invalid dhe në të njëjtën kohë ka mohuar përfshirjen në trafkin e drogës.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë për llogari të një klani mafioz në shtetin fqinj.

Tv Klan