“Mbollëm kanabis për të larë borxhet”
Qamile dhe Anxhelo Kapaj, nënë e bir, të cilët u arrestuan për kthimin e shtëpisë së tyrë në fshatin Mbrostar në laborator droge, dolën sot para Gjykatës së Fierit.
Ata e kanë pranuar akuzën, por thanë se mbollën 312 fidanë kanabis për të larë 25 milionë Lekë borxh që u kishin marrë të afërmve.
Gjykata la në burg djalin ndërsa nëna e tij, 48-vjeçare është lënë në arrest shtëpie.
Mbetet në kërkim kryefamiliari Aleksandër Kapaj dhe një shtetas nga Kosova, bashkëpunëtor i tij.
Tv Klan