Policia spanjolle vuri në pranga 6 persona për vjedhjet në banesat e lojtarëve të La Liga
Policia e Spanjës njoftoi se ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohen për grabitjet e banesave në Madrid të tetë personave, përfshirë edhe të dy futbollistëve Radamel Falkao dhe Rodrigo.
Në pranfa ranë pesë meshkuj dhe një femër, ndërsa agjentët sekuestruan 10 ora, stoli, 3,300 euro dhe dy pistoleta me ajër. Arrestimet u bënë më 13 shkurt, por u bënë publike më vonë nga policia. Hetuesit thanë se të ndaluarit i kanë kryer vjedhjet nga korriku i vitit 2022 në lagjet më të pasura të Madridit.
Mes viktiamve ishte edhe një futbollist, i cili luan për ekipin e Rajo Vajekanos. Sipas policisë, hajdutët ishin majft profesionistë, ndërsa studionin videot dhe fotografitë që futbollistët apo të njohurit e tyre shpërndanin në rrjetet sociale, e në këtë mënyrë mblidhnin informacion. Ata analizonin edhe sistemet e sigurisë, që të gjenin mënyrën të hynin në banesa pa u vënë re. Tre nga të arrestuarit akuzohen për grabitje me dhunë dhe kanosje, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Klan News