Disa orë pas plagosjes së 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit në Fier, policia ka mundur arrestojë autorin. Ai është 31-vjeçari me iniciale A.S., i cili u kap nga uniformat blu në fshatin Drizarë të Mallakstrës.
Konflikti mes tij dhe 46-vjeçarit të plagosur nisi për motive të dobëta, thotë policia. Gjatë sherrit, i riu goditi me thikë 46-vjeçarin dhe më pas u largua me automjetin e tij tip “Benz”.
Uniformat blu kanë sekuestruan edhe thikën, ndërsa autori i dyshuar akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. /tvklan.al