Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me shefat e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Marrëveshjen mbi Shenjëzimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, të mbahet më 1 shtator.
Ndonëse ishte paraparë që kjo seancë të mbahej gjatë kësaj jave, Kryesia ka marrë vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus midis palëve, pozitës dhe opozitës.
/tvklan.al