Është arrestuar nga forcat speciale pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri në Tropojë, vëllai i Altin Ponarit i arrestuar dhe ky tre ditë më parë. Sipas zëvendësministrit të Rendit Publik Bujar Himçi, Ponari ishte i kërkuar nga policia pasi akuzohej për veprime të dhunshme gjatë protestave në kryeqytet.
Madje Ponari sipas Himçit është dhe një nga agresorët e policisë së Ministrisë së Rendit, Fatmir Fagu. Kapja dhe më pas arrestimi i Ponarit, me forcat speciale RENEA, u bë i mundur sot në mëngjes në periferi të Bajram Currit. Zëvendësministri i Rendit Himçi, shton se thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, Ponari i është përgjigjur me armë zjarri dhe më pas është arrestuar.
Ndalimi i tij sot në Tropojë, çon në 12 numrin e të ndaluarve atje, por në ndryshim se ai nuk akuzohet për ngjarjet e Bajram Currit, por për ato të ndodhura në kryeqytet. Pas kapjes së tij në Tropojë, Ponari do të sillet në Tropojë për masën e sigurisë dhe procesin gjyqësor./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj