Një 60-vjeçar italian me iniciale C.T. është arrestuar nga policia kufitare në doganën e Muriqanit, pasi transportonte me makinë një sasi lënde narkotike.
Autoritetet shqiptare sekuestruan 53 kg marijuanë në formë çokollate. Droga ishte fshehur brenda makinës tip “Fiat” dhe u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë të doganës.
Policia thotë se italiani e kishte fshehur një pjesë të marijuanës brenda dy bombolave të gazit. /tvklan.al