Arrestohet personi i dyshuar si autor i vrasjes së Genci Sinës, shoferit të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Lajmi konfirmohet nga shërbime inteligjente të huaja të cilat pohuan se i arrestuari, emri i të cilit është Orki Shyti u plagos në një qytet të Belgjikës. Orik Shyti është i inskeduar në dosjet e policisë dhe prokurorisë shqiptare si një nga antarët e grupit “Hakmarrja për Drejtësi” i akuzur për 24 vepra penale, ndër të cilat akte terroriste, vrasje, rrëmbime e të tjerë.

Vetëm dy ditë më parë ambasadori amerikan James Jeffrey deklarojë prerë në një seminar me prokurorë e gjyqtarë se vrasja e Sinës shënojë kulmin e kriminalitetit në vendin tonë. Ai ju drejtua baronëve të krimit me këtë mesazh:
“Ne gjithashtu kemi një mesazh për baronët e krimit, ne e dimë dhe do të zbulojmë sëshpejti se cilët jeni. Qeveria ime, partnerët tanë Europian dhe shqiptarët ju jemi vënë pas. Ne nuk do të ndalemi deri sa t’ju kemi çuar aty ku keni vëndin dhe deri sa krimi të mos e kërcënojë më këtë vend dhe këtë rajon”.

Grupi “Hakmarrja për Drejtësi” dyshohet të ketë organizuar vrasjen e shoferit të kryeprokurorit Sollaku. Prokuroria e Tiranës ka ende në dorë dosjen “Hakmarrja për Drrejtësi” e cila u rikthye për hetim me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Burime jo zyrtare pohojnë se urdhërarresti i drjtësisë shqiptare për Shytin i është përcjellë autoriteteve të huaja në disa shtete dhe u egzekutua në Belgjikë ku mendohet se fshihej i dyshuariu si autor.
Kjo ngjarje u cilësua nga familjarët e viktimës dhe nga krerë të antimafias së Italisë dhe disa shteteve të tjera si një mesazh i qartë kërcënues ndaj kreut të prokurorisë shqiptare Theodhori Sollaku./tvklan.al