Lajme Arkiva 2003

Luan Rama: Kam parë të citohet që njëri nga policët e arrestuar ka thënë se më ka urdhëruar shefi i komisariatit. Po hetohet kjo pistë që nuk e shfajëson atë që ka zbatuar një porosi të paligjshme, ashtu sikurse është një mundësi për të penalizuar edhe shefin e komisariatit dhe cilin do tjetër mbi të.

Një ditë pas deklarimit të Ministrit të Rendit Luan Rama në konferencën për shtyp policia arrestoi shefin e komisariatit të Rinasit si një nga personat e përfshirë në kalimin e paligjshëm të kufirit të gjashtë shqiptarëve drejt Beogradit.

Arrestimi i tyre u krye në orët e mbrëmjes dhe përveç shefit të këtij komisariatit të aeroportit  Enriko Sulejmani aktualisht për herë të dytë prangat ranë brenda pak ditëve edhe ndaj kryeontrollorit Dorian Muça dhe kontrollorit Eqerem Bisha.

 Burimet e policisë të cilat konfirmojnë lajmet bëjnë të ditur se është arrestuar një tjetër person dhe që mësohet të ketë pasur rolin sekserit të klandestinëve.

Emri i tij ende nuk është bërë publik. Tre ditë më parë gjykata e Rrethit të Tiranës liroi  me kërkesë të prokurorit të çështjes kryekontrollorin Muça dhe kontrollorin Bisha ndaj të cilëve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë një grup i drejtuar nga zëvendës ministri i Rendit Thoma Jano vijoi hetimet lidhur me këtë çështje e cila duke denoncuar para disa ditësh nga shoqëria ajrore jugosllave Jat.

Gjashtë qytetarët kishin kaluar pa pengesa nga policia e Rinasit me dokumente false por u kthyen mbrapsh nga aeroporti i kryeqytetit Serb Beograd.

Përgjegjës për këtë ngjarje u gjet edhe shefi i krimeve në komisariatin e Rinasit. Qemal Shera i cili sipas burimeve policore është larguar nga detyra./tvklan.al