Një shtetas shqiptar është arrestuarnë Janinë të Greqisë ditën e premte pasi ndaj tij ka një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane. Ai është Y.V. 48 vjeç nga Vlora, personi që shikoni në foto.
Shqiptari akuzohet se ka vrarë në Dhjetor të vitit 1999 një prostitutë nga Ekuadori në Itali, të quajtur Beti Ramirez.
48-vjeçari u dënua me 22 vite e muaj burg në vitin 2011 nga drejtësia italiane.
Në krimin e rëndë në vitin 1999 u përfshinë 3 persona. I pari u arrestua në vitin 2006 në SHBA, i dyti u arrestua në Belgjikë dhe së fundmi 48-vjeçari nga Vlora u kap në Janinë.
Të tre kishin dhunuar, torturuar dhe mbytur prostitutën.
Trupi i vikktimës u gjet në Shkurt të vitit 2000.
/tvklan.al