Policia italiane ka arritur që të godasë një grup të trafikimit të kokainës. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka rënë dhe një shqiptar, i cili bashkë me disa personat e tjerë zotëronin 2 kilogram kokainë e 030 gram, e cila nëse do hidhej në trego do kapte vlerën qindra mijëra Euro.
Operacioni u zhvillua mes provincave të Venecias dhe Trevisos, pasi efektivët kishin vënë re lëvizje të dyshimta të disa personave.
I pari që ra në sy ishte një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi ishte parë që të qarkullonte shumë pranë disa shkollave.
Në momentin që policia nisi aksionin për kapjen e tij, ai tentoi të largohej por u arrestua pasi disa minutash ndjekje.
Kërkimi u shtri më pas në dy apartamente, ku në një prej tyre u arrestua dhe një tjetër shqiptar dhe u sekuestruan disa pako me kokainë. Po ashtu policia sekuestroi para, mjet prerës për substancën dhe materiale për paketim./tvklan.al