Shkatërrohet rrjeti i trafikut nga Brazili drejt BE
Europol ka shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte kokainë nga Brazili drejt BE, që vetëm në 6 muaj ka qarkullonte rreth 45 ton kokainë. Në pranga kanë përfunduar 45 persona, 38 prej tyre janë arrestuar në Brazil, 4 në Belgjikë, 2 në Dubai dhe një në Spanjë.
Operacioni është drejtuar nga autoritetet portugeze, belge dhe braziliane, ndërsa u përfshinë edhe agjencitë e tre kontinenteve të ndryshëm nën drejtimin e Europolit. Rrjeti trafikoi të paktën 45 tonë kokainë në portet kryesore detare evropiane, me fitime që tejkalojnë 100 milionë euro brenda gjashtë muajve.
Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 180 banesa, ndërsa janë sekuestruar mbi 12 milionë Euro në Portugali, mbi 1 milionë Euro në Brazil dhe rreth 1 milionë Euro në Belgjikë. Po kështu janë sekuestruar edhe 70 automjete luksoze dhe 163 banesa që përdoreshin nga trafikantët.
Sipas Europol kjo është goditja me e madhe që I bëhet trafikut të kokainës nga Brazili drejt vendeve të bashkimit evropian.
Tv Klan