E ardhmja e Victor Osimhen do të jetë në Arabinë Saudite. Nata e kaluar ishte pika e kthesës: sulmuesi nigerian gjeti një marrëveshje me Al-Ahli për një kontratë katërvjeçare me vlerë 40 milionë në sezon, me një klauzolë ndërprerjeje.
Është klauzolë e kërkuar me ngulm nga futbollisti për të mbajtur kështu të hapura dyert e klubeve europiane në të ardhmen.
Në këtë klub ai do të gjejë ambient kampionësh me lojtarë si Roberto Firmino, Mahrez e Kessié.
Napoli po buzëqesh gjithashtu: De Laurentiis arkëton 80 milionë plus bonuse nga shitja e qendërsulmuesit para përfundimit të kontratës me Al-Ahli.
Kështu përfundon një nga historitë më të gjata të merkatos së verës. Osimhen erdhi në Itali në vitin 2020 nga Lille.
Ai luajti katër sezone tek Napoli. Me këtë ekip bëri 133 ndeshje dhe 76 gola, duke fituar një titull kampion historik në 2023 me trajnerin Luciano Spalletti si protagonist.
Klubi mori shumë oferta në verë, por vetëm ajo e klubit arab kënaqi të gjitha palët e përfshira.
Tv Klan