Feyenoord dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje verbale për të emëruar Arne Slot si trajnerin e ri të klubit të Premier League.
Në deklaratën e tij të fundit Slot tha se dëshironte të pasonte gjermanin Jergen Klopp në stolin e të kuqve.
Feyenoord dhe Liverpool kanë zhvilluar diskutime pozitive dhe vetëm detajet përfundimtare duhet të vendosen që tekniku 45 vjeçar t’i bashkohet klubit anglez, raportoi gazeta holandeze AD.
Në bazë të akordit, Liverpool do t’i paguajë Feynoord-it 9 mln euro si edhe 2 të tjera si bonuse për shërbimet e teknikut. Edhe Klopp ka vlerësuar cilësinë e kolegut Arne Slot, duke theksuar se emërimi i tij i mundshëm është “diçka e vërtetë e mirë për të kuqtë”.
Gjermani beson se edhe holandezi do të vazhdojë me sukses te “të kuqtë”.
Klan News