Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpool. Klubi anglez dhe sulmuesi egjiptian, kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të rinovuar kontratën për dy vite.
Futbollisti 32-vjeçar shprehu pakënaqësitë e tij, në lidhje me negociatat, duke thënë se drejtuesit ende nuk i kishin ofruar rinovim, për kontratën që skadon në fund të këtij sezoni.
Kjo shkaktoi irritim edhe te tifozët, për shkak të rëndësisë që sulmuesi ka në ekip. Drejtuesit lëvizën me shpejtësi dhe sipas “The Mirror”, është arritur marrëveshja për të rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.
Salah u bashkua me Liverpool në vitin 2017 dhe nga ajo kohë, ka shënuar 226 gola, në 370 ndeshje me Liverpool. /tvklan.al