Arrihet marrëveshje mes socialistëve dhe socialdemokratëve për bashkëqeverisje. Në mbrëmje maxhoranca tërrhoqi ofertën për portofole ministrore ndaj demokratëve të reformuar, kusht ky i vendosur nga Këshilli Kombëtar i Partisë Socialdemokrate gjatë paradites.

Skënder Gjinushi: “Një qeveri që çon zgjedhje të parakohëshme sido që ta votosh është një qeveri që nuk ka jetë të gjatë, por në qoftë se ne do të rrimë jashtë qeverisë kuptohet se çfarë, qëndrrimi ynë do të vazhdojë të jetë ai i mëparshëm. Apstenim në nivle qeveritar, apstenim në nivel lokal”.
Socialdemokratët kërkojnë dy poste ministrore, 3 zëvëndësministra, dy sekretarë të përgjithshëm, 1 prefekt dhe një ose dy vende drrejtorishë të përgjithshme. Në 26 ose 29 Dhjetor zhvillohet seancë parlamentare për të votuar ndryshimet në qeveri, kjo është deklaruar nga kryetari Servet Pëllumbi në mbledhejen e byros parlamentare.

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet përpara Krishtlindjeve, ndërësa formula e re e qeverisë do të shkojë në presidencë për dekretim përpara datës 26 Dhjetor./tvklan.al