Garë e fortë për Nico Williams. Sulmuesi prej kohësh mbetet objektiv i shumë skuadrave, mes të cilëve Barcelona. Por, konkurenca për shërbimet e tij po vazhdon të rritet dita ditës.
Blaugranasit e kanë bërë me dije nëpërmes mediave se ata do të transferojnë Williams vetëm nëse ai e bën klubin prioritet të tij kryesor dhe nuk rinovon kontratën me Athletic Bilbaon. 22-vjeçari vendosi që të qëndrojë në ‘San Mames’ këtë verë, por me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, ai do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
“The Athletic” ka raportuar se Williams po tërhiqet gjithmonë e më shumë nga ideja për të lëvizur jashtë Spanjës. Barcelona i di kushtet e marrëveshjes, por Williams duhet të marrë sa më parë një vendim, ku tashmë dihet se në Angli klubet si Manchester United, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea që të gjitha e kanë në listën e tyre të dëshirave.
Përveç këtyre skuadrave, interesim për reprezentuesin spanjoll më herët është thënë se ka shprehur edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Duke marrë parasysh se gjendja financiare e Barcelonës nuk është aq e mirë dhe klubet tjera mund ta mposhtin lehtësisht në këtë aspekt, këtu do të luajë rol vet dëshira e lojtarit.
Klan News