Në këtë merkato verore, prioriteti i Barcelonës është blerja e sulmuesit Nico Williams. Për klubin blaugrana, shuma prej 58 milion eurosh e klauzolës së futbollistit nuk është shqetësimi i vetëm.
Si fillim, katalanasit duhet që të bindin 22-vjeçarin që të transferohet në Barcelonë.
Sipas sportives spanjolle “Marca”, rolin kyç në realizimin operacionit e ka talenti Lamin Jamal. Gjatë Kampionatit Europian, të dy sulmuesit e forcuan edhe më tepër lidhjen e tyre.
Jo vetëm që kanë një bashkëpunim ideal në fushë, por edhe jashtë saj kanë një miqësi të mirë.
Të dy vazhdojnë që të mbajnë kontaktet dhe nëse ai pranon të veshë fanellën blaugrana, do ta kthejë Barcelonën në një skuadër të frikshme në ofensivë.
Nico Williams ka oferta të tjera nga klube të mëdha, por janë katalansit që e kanë avantazhin falë Jamal, e po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë në maksimum.
Klan News