Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndryshimet e propozuara në statut si dhe ato në program kryesisht në politikën e jashtme do të jenë çështjet në qendër të punimeve të Kongresit Socialist. Këto janë nënvizuar sot nga sekretarët socialist si problemet më të rëndësishme pikërisht 24 orë para kongresit të kësaj partie. Arta Dade sekretarja e marrëdhënieve ndërkombëtare flet përpara Kongresit Socialist.

Arta Dade, deputete e PS:- “Grupet e punës përkatësisht statutit dhe të programit ka bërë një punë serioze. Natyrisht këto ndryshime do të aprovohen nga Kongresi, sepse është organi më i lartë i partisë i cili ka të drejtën statutore që ti bëjë këto ndryshime. Unë shpresoj që ato që tashmë kanë kaluar edhe nga grupi i punës edhe nga organet e zgjedhura, përkatësisht KPD mbrëm do ti bëhen të ditura Kongresit dhe Kongresi do ti kaloj këto propozime, të cilat çojnë drejt përmirësimit të PS”.

Drejtuesit Socialist kanë vendosur të ndalojnë rreptësisht praninë e truprojave në sallën ku do të zhvillohet Kongresi. Lidhur më parandalimin e incidenteve të ngjashme me atë të Konferencës së Tiranës Dade tha:

Arta Dade, deputete e PS:- “Kryeministri Majko ka kërkuar që të fillojë hetimi, fatmirësisht këta persona që i kanë vënë re edhe i kanë fotografuar në mjediset jashtë Konferencës dhe do të filloj hetimi në mënyrë që të vërtetohet dhe të verifikohet kush i kishte sjellë këta persona në Konferencë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego