Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Artan Lame: “Të gjithë komunat që janë përreth Tiranës, janë në diskutim me bashkinë e Tiranës, për rishikimin e ndarjes administrative dhe të vijave të verdha të tyre dhe për këtë qëllim, KRRTSH la si detyrë që në bashkëpunim midis Ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Institutit të Urbanistikës, natyrisht dhe të njësive vendore, të bëhet përcaktimi i vijave të reja kufizuese të qytetit të Tiranës. Deri në mbylljen e këtij procesi, u pezullua vendimmarrja, u kërkua pezullimi i vendimmarrjes në këto zona rrethuese, jo në formë kërcënimi, apo presioni ndaj këtyre njësive vendore, por e para për t’i shtyrë sa më shumë në mbylljen e këtij procesi dhe e dyta që vendimmarrja që mund të ndërmerren të mos bjeri në kundërshtim me projektet, apo me studimet që do të kishim në vijim.”/tvklan.al