Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ndotja e Jonit me hidrokarbure ishte aksidentale dhe jo e qëllimshme sipas Ministrisë së Turizmit. Zv/ministri Artan Lame argumenton se nuk ka pasur interes grek për ndotjen e qëllimshme të bregdetit shqiptar.
Artan Lame: “Kemi bindjen se nuk bëhet fjalë për ndotje të qëllimshme, po më tepër për një aksident fatkeq, që askush nuk do e dëshironte, për më tepër për vetë faktin, që ndotja ka vajtur edhe në Korfuz. Për më tepër nuk duhet të harrojmë faktin që të themi, që turizmi grek sidomos turizmi i Koruzit, ka përfitimin e vetë nga turizmi i bregdetit shqiptar, nga Butrinti dhe nga bregdeti shqiptar. Ka disa pika të bregdetit shqiptar që janë të përfshira dhe në guidat greke, kështu që është e pa kuptim të mendohet që janë grekët që e kanë nxitur një aksident të tillë”.
Ndërkohë që shoqatat ambientaliste kanë pretenduar në mënyrë të vazhdueshme, se ndotja e bregdetit shqiptar nga grekët ka qenë e qëllimshme dhe e përsëritur. Ndotja e bregdetit gjatë javës së kaluar është amortizuar tashmë, sipas burimeve të Ministrisë së Mjedisit, Shëndetësisë dhe Turizmit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, ndotja nuk ka shkaktuar rënie të luksit të pushuesve në pikun e sezonit.
Artan Lame: “Ka pasur është e vërtetë që ka pasur një lëvizje fluksi të themi, ato ditët e para të kësaj pune, pra në datat 14-15 Gusht, por të mos harrojmë që pikërisht në ato ditë janë momentet e ndërrimit të 15-ditshave. Konfirmojë mos luhatje të fluksit turistik”.
Ndërkohë prokuroria po kryhen hetime për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ndotjes me hidrokarbure të ditëve të fundit të vijës bregdetare nga Vlora drejt Himarës./tvklan.al