Ben Blushi: “Në radhë të parë dua të them që u bë mirë që mbledhja e Asamblesë kombëtare u zhvendos nga një temë e cila pret në një temë që nuk pret, pavarësisht nga emergjenca, Asambleja mos vendosi të paktën mos konsultojë, si i vetmi forum që mblidhet herë pas here, kurse kryesia dhe grupi parlamentar nuk mblidhet. Mos konsultohen në aksionin e vet politik të pritshëm. Të pritshëm flas kemi hyrë në një vit tjetër, është viti 2010 dhe më mirë se në asamble apo në grup parlamentar nuk mund të diskutohet se çfarë do bëjmë edhe në kontekstin e emergjencës. Kështu që le të propozojë modestisht që mbasi të mbarojnë fjalimet dhe prezantimet për përmbytjen, asambleja të ketë një pikë dhe në rendin e ditës ku të diskutohet kjo çështje, pra të diktohet çfarë do bëjmë në të ardhmen tonë dhe kur flasim të ardhmen, të shpejtë dhe më të gjatë se kaq. E thashë kemi hyrë në një vit tjetër, i cili kërkon padyshim nga ne dhe një bilanc të, paktën të 6 muajve të fundit. Kemi 4 apo 5 muaj që s’jemi në parlament  dhe kjo çështje duhet të shtrohet sa më shpejtë për zgjidhje, për të marrë një vendim në kushtet kur do e them pa u zgjatur, arsyeja për të bojkotuar parlamentin nuk janë më të justifikueshme edhe në kontekstin e kësaj përmbytje. Kështu që besoj që ja vlen. E thashë pa prishur fare prezantimet dhe ata që do flasin, të flasin edhe për këtë çështje”./tvklan.al