Me objektivin që Unaza e Madhe të jetë e aksesueshme për drejtuesit brenda këtij viti, puna po vijon pa u ndalur në të gjitha lotet e saj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi Lotin e 4-ërt, ku puna po ecën me ritme të shpejta, ndërsa po i jepet dora e fundit sinjalistikës.

“Është bërë punë e mirë me shtresat asfaltike. Lidhja e Lotit 3 me Lotin 4 totalisht të përfunduara, ndërkohë që po punohet intensivisht në Lotin 5 dhe Lotin 6.”

Ndërsa më intensive është puna në Lotin e 5-të dhe të 6-të të Unazës.

“Janë dy lotet e fundit, në të cilat kantieret gëlojnë. Janë lote që kanë pasur volume më të mëdha dhe kompleksitetin e madh të shpronësimeve.”

Grupet në terren po punojnë pa u ndalur në mënyrë që të realizohet premtimi i hapjes së Unazës, ndërsa Balluku vlerësoi punimet që janë bërë brenda një kohe të shkurtër dhe me të gjithë parametrat e infrastrukturës europiane.

Tv Klan