Një familje shqiptare është asfiksuar në Santa Giustina, Rimini. Sipas mediave italiane, në banesë kanë qenë gjashtë pjesëtarët e familjes, burri 44 vjeç, gruaja 38 vjeç dhe katër fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç.
Shkak i asfiksimit ka qenë mosfunksionimi i sobës së drurit.
Incidenti ndodhi rreth orës 11 të ditës së enjte, kur soba e drurit filloi të keqfunksionojë. E gjithë familja është dërguar në spital dhe fatmirësisht është mirë.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikës dhe ambulanca. Ky është rasti i dytë i helmimit me monoksid në vetëm tre ditë. Më 9 janar, e njëjta gjë ndodhi me një familje filipinase në Rimini.
/tvklan.al