Deri tani nuk ka ndonjë dosje ose kërkesë për nisjen e hetimeve ndaj 5 ish punonjësve të policisë të përjashtur nga rradhët e uniformave blu për dëshmi të rremë lidhur me organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”. Nga Ministria e Rendit Publik zbulohet se nuk është përgatitur asnjë dosje për denoncimin e 5 zyrtarëve të policisë, Neritan Nallbati, Jakov Panxhi Shef i Antiterrorit në Tiranë, Astrit Veshi Shef i Policisë Kriminale në Krujë, Vasil Kaçorri Specialist i Drejtorisë së Policisë në Tiranë, e të tjere. Sipas ministrisë është prokuroria e Tiranës ajo që po merret me rihetimin e dosjes hakmarrja për drrejtësi, që mund të nsi ndjekje penale ndaj tyre. Organi i akuzës nuk ka njoftuar për nisje të hetimeve qoftë edhe kryesisht për 5 zyrtarët e shkarkuar të policisë, ndonëse motivi për largimin e tyre nga rradhët e policisë ishte mjaft i rëndë, ndryshimi i dëshmive për dosjen dhe pengimi i veprimeve për zbulimin e të vërtetës./tvklan.al