Plot 150 shtëpi dhe hotele janë grabitur gjatë 18 muajve të fundit në qytetin e Sarandës, por deri në këto momente policia nuk ka asnjë të arrestuar për këto grabitje. Vetëm tre muajt e fundit, pre e grabitësve janë bërë 50 shtëpi. Qytetarët e Sarandës janë të frikësuar, sepse dyshojnë që policia bashkëpunon me hajdutët pasi, sipas vitkimave, grabitësit shëtisin të qetë me makina luksoze.

“Çfarë është kjo kështu, të vidhen gjithë këto shtëpi dhe të mos arrestohet asnjë! Jo i gjetëm, jo jemi në gjurmë, jo… hajdutët dihen, unë kam dyshimet e mia, tjetri ka të tijat, gjithsekush ka dyshime, merri rrasi brenda, ka mënyra plot.”

“Në datën 18 shkurt në orën 5e 30 dola nga shtëpia dhe në atë moment u ndërpre drita elektrik. Kur u ktheva mbas një ore, konstatova që ishte hapur sirtari ku mbaja paratë dhe më ishin vjedhur komplet të gjitha paratë. Bëra denoncim në Degën e Punëve të Brendshme, erdhën morën shenjat e gishtrinjve, edhe përfundoi me kaq gjithë historia. Deri më sot kanë kaluar 6 muaj dhe nuk kemi parë asnjë rezultat. Banorët, të pashpresë nga policia, kërkojnë ndërhyrjen e deputetit të zonës Gramoz Ruçi.”

“ I lutem shtetit, policisë, Ministrisë së Rendit të ma gjejë hajdutin. Vetëm ta di kush më ka vjedhur shtëpinë dhe atë shumë parash do t’ia fal Ministrisë së Rendit publikisht në televizor.” /tvklan.al