Ambasada Italiane, misioni interforcë dhe Ministria shqiptare e Rendit kanë zgjedhur heshtjen lidhur me incidentin e Lazaratit e po kështu asnjë reagim për marrëveshjen e skaduar dhe përgjegjësi për të. Asnjë prej këtyre institucioneve nuk shpjegon se mbi ç’baze ligjore ka fluturuar helikopteri italian në hapësirën ajrore shqiptare.

Marrëveshja mes dy ministrave respektivë shqiptarë e italianë ka 8 muaj që ka skaduar, por edhe sikur të ishte në fuqi, marrëveshja parashikonte vetëm monitorimin e vijës bregdetare shqiptare dhe ndihmën italiane me mjete lundruese dhe jo hapësirën ajrore.

Incidenti i Lazaratit, që mund të kishte pasoja edhe më të rënda, po hetohet e diskutohet edhe në Itali. Janë pikërisht këto pasoja të rënda që, nëse do të kishin ndodhur, do të vinin në pozicion të vështirë edhe shtetin italian. Ditët që kalojnë nxjerin në dritë të dhëna të tjera siç është fakti që helikopteri italian ka mbërritur nga Italia dhe nuk ka qenë në Shqipëri pranë misionit interforcë. /tvklan.al