Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, zhvilloi disa takime me banorë të komunës së Ishmit dhe bashkisë së Manzës në qarkun e Durrësit.
Gjatë fjalës së tij Patozi shprehu bindjen për fitoren e PD në zgjedhjet e 28 Qershorit, duke dhënë si garanci mbajtjen e premtimeve gjatë këtyre viteve, të cilat u finalizuan me anëtarësimin në NATO.
Astrit Patozi: “Ajo që unë mund të garantoj sot është që ju s’duhet të keni asnjë merak, është që Partia Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet e 28 Qershorit. Të besosh sot Edi Ramën do të thotë që të zgjedhësh mashtrimin në raport me ndryshimin dhe progresin e Shqipërisë”.
Pasi foli për reformat e suksesshme të ndërmarra nga mazhoranca aktuale nënkryetari i PD-së reagoi ashpër mbi kreun e selisë rozë, Edi Rama, duke e cilësuar atë si një emblemë të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin./tvklan.al