Trajneri i Juventusit foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidë që skuadra e tij do të luajë ndaj Atalantës në transfertë.
Në lidhje me ecurinë e ekipit, Motta deklaroi se lojtarët dhe stafi janë të parët që zemërohen me situatën.
Sipas tij, synimi është kualifikimi në Champions League, ndërsa nuk e kurseu vlerësimin për Atalantën dhe trajnerin Gasperini.
“Ne jemi të parët që zemërohemi, sepse nuk jemi në gjendje të fitojmë. Sigurisht që kemi bërë gabime. Për të siguruar zonën Champions, duhet të rikuperojmë pikët që kemi lënë në të kaluarën. Mungesa janë Bremer, Cabal, Milik dhe Conceicao. Vlahovic nuk është në 100%, por të shohim.
Grupi po rikuperon nga derbi. Është e rëndësishme të rikuperohemi fizikisht dhe mendërisht. Jemi të mërzitur që nuk fituam, por të fokusohemi te ndeshja e radhës që kemi, ajo ndaj Atalantës, një skuadër që po bën shumë mirë. Do të përballemi me ta, duke dhënë më të mirën.
Gasperini është një trajner i madh. Më kujtohet kur ishte trajneri im dhe ka qenë një kërkues, gjithmonë donte të luante përpara. Ka dashur që skuadra e tij të luante një futboll të mirë, ashtu siç bën Atalanta tani. Sulmojnë me forca të shumta.
Në ndeshjen e fundit luajtëm më mirë se kundërshtari. Krijuam shumë raste, por nuk konkretizuam si duhej. Duhet shumë punë, por edhe të jemi pozitivë për atë që po bëjmë. Sigurisht që kemi bërë shumë gabime. Disa ndeshje duheshin fituar dhe ne nuk kemi fituar. Nuk jemi të kënaqur me vendin ku ndodhemi tani në renditje. Duam të jemi në zonën Champions”, u shpreh Motta.
Ndeshja Atalanta-Juventus, do të luhet ditën e Martë, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al