Atentati i mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë, në 7 Gusht të 2023, SPAK ka lexuar konkluzionet përfundimtare përballë gjykatës. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe 10 vite heqje lirie Muharrem Koroveshin  dhe për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.

Tre të pandehurit do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe do ju ulet 1 e 3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Prokuroria e Posaçme thekson se ka prova dhe fakte për të provuar akuzën ndaj tre të pandehurve. Sipas SPAK Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të janë përplasjet për lojërat e fatit.

Leonard Luzi, dyshohet se ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Në dosjesn e SPAK thuhet se Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikollit i cili do të kryente ekzekutimin dhe e kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit. Po ashtu ata do të ndihmonin Nikollin, për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së atentatit.  

Kjo ngjarje u parandalua nga policia e Vlorës e cila vendosi në pranga Amarildo Nikollin në zonën e “Uji Ftohtë”. Policia njoftoi në atë kohë se gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

Klan News