43 vite burg në total kërkoi Prokuroria e Posaçme për 5 të akuzuar si bashkëpunëtor në përgatitjen ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja dhe Pëllumb Muharremit, para dhe pas atentati ku mbeti i vrarë shoferi i tyre Andi Maloku.
Dënimi më i lartë prej 11 vitesh burg kërkua për Ramazan Rrajën dhe të bashkëakuzuarit e tjerë me nga 7 deri në 9 vite heqje lirie.
Të gjitha ata do të përfitojnë edhe ulje të dënimit nëse gjenden fajtorë nga Gjykata e Posaçme pasi u gjykuan me procedurë të shkurtuar.
SPAK zbuloi nga komunikimet në rrjetin Sky se Ramazan Rraja, Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Jualian Pjetri kishin bashkëpunuar me Palurent Dervishajn, ky i fundit në cilësinë e organizatorit dhe financuesit për të kryer atentat ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos, Vullnet Muçës, Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci).
Rraja gjithashtu ka ndihmuar në atentatin e datës 1 Nëntor 2019, ku u plagos ish-prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi dhe vdiq shoferi i tyre.
Për këtë ngjarje me burgim të përjetshëm si ekzekutor është dënuar më herët Redian Rraja dhe me 35 vite burg Artiol Halili.
Tv Klan