Sipas gazetarit Artan Hoxha në atentatin ndaj Preng Gjini me eksploziv pasditen e 15 Shtatorit është përdorur një ekzekutor i huaj. Sipas tij bëhet fjalë për një vrasës italian dhe kjo është arsyeja pse policia nuk e kap dot.

Hoxha dha këtë detaj pasi gazetarja Klodiana Lala po pyeste ministrin Sandër Lleshaj nëse shqetësohej nga ky rast që ka ndodhur në mes të kryeqytetit.

Klodiana Lala: Eksplozivi në mes të Tiranës, e ka parë e gjithë bota se ka shpërthyer eksplozivi në mes të Tiranës. Është akt terrorist i pastër.

Artan Hoxha: Klodi kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot.

Klodiana Lala: A nuk ju shqetëson kjo gjë?

Artan Hoxha: Është italian ekzekutori…

Sandër Lleshaj: Definicionet duhet të jenë korrekte. Ai nuk është akt terrorist. Ka një definicion për aktet terroriste.  

Preng Gjini i shpëtoi atentatit. Shkak i ngjarjes dyshohet hakmarrja, ku vitet e fundit kanë ndodhur disa vrasje në qytetin e Rrëshenit./tvklan.al