Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Kryeqyteti një natë më parë protestoi për liri dhe gëzim, s’i kishte thirrur askush në shesh, por ndërrimi i viteve tek këta do të thotë vërtet ndryshim. Shpresohet e urohet si kudo, që viti të jetë më i mbarë, e shkëlqimi për këtë mbarësi nisi nga sheshi.
Qendrës nuk i munguan fishekzjarrët, rinia, indiferentët, por dhe policia, e cila mori masa për te mos humbur harenë e vezullimit që sjell tek ne festa. Këta çifte u duket se kanë vërtetë një vit pa u takuar. Kanë dalë në shesh përpara orës 12 e janë larguar prej tij e lokaleve ndaj të gdhiri./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti