Atmosfera në Berlin nuk është e zjarrtë vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe jashtë saj. Më qartë situatën na e përcolli gazetari Gentjan Alinani.

Aty nuk mungojnë as tifozët shqiptarë, të cilët sot janë tifozë të Anglisë… ndoshta edhe për shkak se Spanja e mundi Shqipërinë në fazën e grupeve.

“Pak a shumë ngaqë na mundën. Sot duhet me i mund anglezët spanjollët”, tha një tifoz shqiptar që ka shkuar në Berlin për të parë finalen.

Por ajo që habiti edhe të ftuarit në studion e Tv Klan ishte një tifoze angleze. Ajo kishte shpenzuar një shifër marramendëse prej 4500 Eurosh për të qenë në stadium mbrëmjen e sotme.

“Futbolli do të vijë në shtëpitë. 4500 Euro bileta për të parë ndeshjen”, tha ajo.

Ndërsa spanjollët janë më sportivë. Ata shpresojnë të fitojë skuadra më e mirë./tvklan.al